“Janë çarçafët e fëmijëve të mi”, momenti prekës kur ukrainasja njeh sendet e familjes të “hedhura” mbi tankun rus

Alina Koreniuk është një nga ukrainasit të cilët janë detyruar të largohen nga vendi i tyre si pasojë e luftës.

Koreniuk është larguar nga Ukraina më 8 prill së bashku me fëmijët dhe tashmë është vendosur në Britani.

Ajo ka bërë të ditur për ka bërë të ditur për BBC, se në një foto ku duket një tank rus i mbuluar me sende të ndryshme, ka vënë re se në të vërtetë, objektet janë marrë nga shtëpia e saj.

Fotografia e bërë në fund të majit, tregon tankun duke lëvizur pranë ndërtesave të banimit të bombarduara në qytetin e Popasna.

Forcat ruse kanë kontrolluar qytetin, në rajonin e Luhansk, që nga 8 maji.

Zonja Koreniuk thotë se fotografia është bërë në një rrugë vetëm pesë minuta larg shtëpisë së saj, dhe se fillimisht është parë nga bashkëshorti i saj.

Ajo zbuloi se ai e kishte oyetur nëse vërente diçka të çuditshme në foto.
“Përveç bojlerit, sendet e tjera përfshijnë një mbulesë tavoline nga shtëpia verore e familjes, çarçafë të rinj Disney për fëmijët e saj dhe një batanije të kuqe. Çarçafi i krevatit përdorej për të mbuluar diçka, ndoshta një televizor ose pajisje të tjera elektronike, të cilat ishin lënë në shtëpi kur u detyruam të largoheshim.
”, thotë ajo.

Por gjithsesi ukrainasja tha se nuk ishte e habitur nga gjithçka që kishte ndodhur.

“Reagimi ynë ishte se çfarëdo që nuk kishin shkatërruar do ta vidhnin. Ne prisnim që shtëpitë në Popasna të grabiteshin, na kishin thënë shumë herë për diçka të tillë”, tha ajo.

Javën e kaluar, faqja e pavarur ruse e lajmeve Mediazona publikoi një raport që sugjeronte se trupat ruse kishin dërguar në shtëpi 58 tonë mallra të grabitura nga zonat afër kufijve të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë që nga fillimi i pushtimit.

Thuhet se paketimet përmbajnë sende të tilla si atlete, ushqime të konservuara, televizorë, goma makinash dhe tenda.

Rusia nuk i është përgjigjur akuzave për grabitje, por zyrtarët kanë akuzuar Ukrainën për publikimin e videove të rreme për të akuzuar Rusinë për grabitje.

Ata kanë akuzuar gjithashtu Ukrainën për mbikëqyrjen e grupeve të grabitësve në zonat nën kontrollin e saj.

11111111111111
11111111111111

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *