
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se forcat e saj tokësore “morën mbrëmë kontrollin e një poste të Hamasit në Gaza”. Në një postim në X, ushtria izraelite thotë se posta ishte e pajisur me “poste vëzhgimi, objekte trajnimi për operativët terroristë, si dhe tunele terroriste”.
Ato sqaruan se në operacion “u eliminuan një numër terroristësh”. IDF thotë gjithashtu se gjatë ditës së fundit avionët e saj luftarakë sulmuan “rreth 450 objektiva… duke përfshirë komplekse ushtarake, poste vëzhgimi, poste antitanke”.
Të dielën, Izraeli tha se kishte “rrethuar” qytetin e Gazës, ndërsa vazhdon me synimin e tij për të eliminuar Hamasin, një grup terrorist i ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, BE dhe të tjerë, pasi filloi një seri sulmesh vdekjeprurëse më 7 tetor.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al