“Janë hedhur poshtë sakrificat tona”/ Pas dorëheqjes së kreut të PD në Korçë largohen edhe 51 përfaqësues të LDG-së në këtë qytet: Nga ky moment, ne mbetemi vetëm…










Pas dorëheqjes së kryetarit të PD-së në Korçë, Andrea Mano dhe anëtarëve të Kryesisë, sot janë larguar të tjerë funksionarë nga strukturat e kësaj partie. Mësohet se 51 kryetarë dhe sekretarë të grupseksioneve dhe Lidhjes Demokratike të Gruas janë dorëhequr nga të gjitha funksionet.

pd korce

Në deklaratë thuhet se lideri aktuali i PD-se, po tenton ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave personale. Sipas tyre, Basha ka hedhur poshtë sakrificat që janë bërë gjatë kësaj periudhe ne opozite.

Ata thone se pas dorëheqjes, mbetem vetem anetare të PD në Korçë.

“Në si kryetarë, sekretarë dhe koordinatorë të Lidhjes Demokratike të Gruas solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së PD Korcë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese.

Gjykojmë që, lideri aktuali i saj po tenton me arrogancën e tij ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjitha mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.

Të ndodhur në këto kushte 51 drejtues seksionesh dhe Lidhjes Demokratiket Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese.

Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të PD në Korçë”, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:

EMRAT/ Japin dorëheqjen 13 anëtarë kryesie të PD dhe Sekretari i degës së Korçës, ja letra e tyre publike: Basha po e kthen në një parti klienteliste

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *