“Janë kërcënim i sigurisë, do të vendosim sanksione të rënda”, Korea e Veriut i përgjigjet Joe Biden: Ke bërë një gabim të madh!

Zyrtarët në Penian i janë përgjigjur Presidentit të SHBA, Joe Biden, pasi ky i fundit tha se do të vendosë sanksione të ashpra për Korenë e Veriut, duke e konsideruar këtë vend, si një kërcënim të sigurisë.

Zyrtarët në Penian e kanë konsideruar “gabim të madh”, këtë fjalim të Joe Biden.

“Deklaratat e Biden duken qartë që kanë si qëllim vazhdimin e politikave armiqësore kundër Koresë së Veriut, ashtu siç SHBA ka vepruar për më shumë se gjysmë shekulli. Nuk ka dyshim që presidenti i SHBA po bën një gabim të madh”, është shprehur ministri i Punëve të Jashme në Korenë e Veriut.

Ministri verikorean nuk ka bërë të ditur se cilat janë hapat që Peniani zyrtar do të ndërmarrë, por deklaratat e bëra mund të konsiderohen si një kërcënim për administratën e Biden, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *