
Kryeministri Rama deklaroi sot se do të vendoset një vijë e kuqe lidhur me punësimet partiake në administratën.
Por ndërkohë që u pyet nga gazetarët lidhur me shqetësimet e ngritura nga socialistët e Shkodrës për punësimet që bën PSD në këtë qytet, Rama u shpreh se nuk hyn në thashetheme që dalin rrugëve.
“Nuk hyj në thashetheme që dalin rrugëve dhe që marrin forma nga më të ndryshmet nga mbledhje që mund të kenë përmbajtje krejt tjetër. Ajo që mund të them është deputetët janë aty për ti shërbyer komuniteteve, popullit, për të çuar të gjitha mesazhet e nevojshmet, për të dëgjuar me vëmendje njerëzit. Deputetët nuk janë as punëdhënës, as zyra pune, kjo do jetë një vijë e kuqe. Proceset si rekrutohen njerëzit për të punuar në administratë dhe kush merr përgjegjësi, janë procese që rregullohen nga ligjet dhe u takojnë strukturave të shtetit”, tha Rama në fjalën e tij.
“Panorama” zbardhi debatin me dyer të mbyllura në PS-në e Shkodrës, ku ish-drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore debatoi me Gjiknurin dhe Klosin. Këta të fundit u shprehën se nuk do ketë më emërime pa kontribut në PS, por Blediana Nika i tha në replikë se drejtorët PS i ka marrë nga rruga dhe se mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka aleatit duke nënkuptuar PSD-në e Tom Doshit.
LEXO EDHE:
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al