
Që nga fillimi i pushtimit rus, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vendosur të qëndrojë në vendin e tij. Një zgjedhje kjo që e ekspozon atë ndaj rreziqeve më të mëdha për sigurinë e tij. Nëse ai do të humbiste jetën, shpjegon Politico.eu, kushtetuta parashikon që numri një në parlament, Ruslan Stefanchuk, të marrë drejtimin.
Por sipas analistëve, në vend të kësaj mund të formohet një qeveri kolektive. Në rast se Zelensky vritet, padyshim që Kievi ka një plan të caktuar. “Ukrainasit kanë plane – për të cilat unë nuk do të flas ose nuk do të hyj në detaje – për të siguruar që ka atë që ne do ta quanim ‘vazhdimësi të qeverisjes’ në një mënyrë ose në një tjetër”.
Siç shpjegon Politico.eu , duke cituar deputetin e Lviv, Mykola Knyazhytsky, kushtetuta e Ukrainës parashikon se “kur presidenti nuk është në gjendje të përmbushë detyrat e tij, kryetari i Verkhovna Rada [Parlamenti ukrainas] merr përgjegjësitë e tij”. Megjithatë, Stefanchuk nuk ka një indeks veçanërisht të lartë besimi, kjo është edhe arsyeja pse sipas Adrian Karatnycky – një anëtar i Qendrës Eurasia të Këshillit Atlantik, “do të shihnim një qeveri kolektive”.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al