SPAK ka nisur verifikimet vetëm pak ditë pas deklaratave të forta të kreut të PS-së në Fier, Petro Koçi se tenderat në Bashkinë e këtij qyteti janë në duart e trafikantëve.
Lajmin e ka konfirmuar për News 24, kreu i SPAK, Arben Kraja.
Koçi pak ditë më parë i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë lidhur me tenderat në Fier, ku sipas tij trafikantët po marrin prokurimet publike ose me kërcënime ose duke korruptuar zyrtarët vendor.
Ne deklaratën e tij në Facebook, Koçi fliste për “protagonistë të trafikut te droges dhe te dhunes” që sipas ti fitojnë tendera publikë.
Marrjen e tenderave, ata e realizonin sipas kreut të PS-së, “ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit”.
POSTIMI I PLOTE I PETRO KOCIT NE RRJETET SOCIALE
Efektet e SPAK dhe te Reformes ne Drejtesi po japin rezultat. Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejne frike nga ligji.
Keto efekte i mirepresim edhe ne Fier ku duart e krimit jane shtrire mbi financat publike.
Protagoniste te trafikut te droges dhe te dhunes tashme kane legalizuar subjekte biznesi qe fitojne tendera publike.
Kete e realizojne ose nepermjet lidhjeve te drejtperdrejta me ndonje titullar institucionesh ose nepermjet kercenimit te zyrtareve te caktuar qe ekzekutojne prokurimet si edhe nepermjet eleminimit te konkurrenteve ne procesin e tenderimit duke kercenuar pronaret e subjekteve te biznesit.
Te fuqizuar sidomos duke lare parate e pista ne industrine e ndertimit ata vazhdojne te pervetesojne fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet te lejojne qe qyteti yne ti nenshtrohet botes se krimit te organizuar.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al