“Janë paguar 35 milionë euro, por s’kemi inceneratorë!”- Jorida Tabaku: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj afere korruptive








Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ka dhënë një deklaratë për mediat nga Sharra pas inspektimit në terren të inceneratorit të Tiranës, që sipas saj nuk ekziston, pasi bëhet fjalë vetëm për një landfill.

jor

Tabaku theksoi se ndonëse deri më tani janë paguar 35 milionë euro nga buxheti i shtetit ende nuk ka nisur procesi i incenerimit.

Kemi ardhur në inceneratorin e Tiranës, që incenerator nuk është. Në landfillin e Tiranës siç e treguan pamjet nuk ndodh procesi i incenerimit. Kemi këtu mbrapa procesin e incenerimit që është vetëm për  Ky koncesion i kushton buxhetit të shtetit 430 mln euro. Siç e shikoni të gjithë është paguar 35 mln euro, por s’kemi inceneratorë. Është një aferë korruptive jo vetëm në procedura dhe rritjen e kostove, por edhe zbatimin. Ka vonuar kryetari i bashkisë lejen e ndërtimit thonë punonjësit. Sot jemi përballë një afere të madhe korruptive.

Do t’i shkojmë kësaj afere deri në fund. Sot zbuluam që nuk ka incenerim, është landfill. Fatkeqësisht afera korruptive vazhdon edhe në zbatim të saj. Sot për të një procedurë që kryhej më parë, vetëm pse janë mbjellë këto pemë dhe është lyer me bojë, paguajnë 29 euro tonë mbetje. Që në ditën e firmosjes së kontratës kanë filluar pagesat, nuk është normale dhe ligjore. Privati ka kryer 30 për qind të investimit të tij. Nuk ka nevojë për fjalë, tregohet që 700-800 mbledhje në ditë administrohen këtu pas nesh”, tha Tabaku.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *