“Janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja”-Monika Kryemadhi, mesazh urimi për besimtarët katolikë



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, u ka uruar sot ditën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolikë.

pashket

“Këto Pashkë që po kalojmë janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja”, shprehet kryetarja e LSI-së në mesazhin e saj.

“Gëzuar Pashkët dhe me lutjen për të ardhmen me zemër të mirë e të mbushur me gëzim për çdo shqiptar. Këto Pashkë që po kalojmë janë Pashkët e Ringjalljes dhe të çlirimit nga e keqja, që donte të pushtonte nëpërmjet kësaj situate pandemie dhe varfërie por që me ndihmën e Zotit, asnjëherë nuk do të fitojë. Për shumë vjet gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”, thotë Kryemadhi.

Më herët një urim për Pashkët erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *