Janë përballur 27 herë në Superiore, ja statistikat pikante të sfidës Vllaznia-Kukësi

SHPËRNDAJE

* Kukësi dhe Vllaznia kanë luajtur 27 ndeshje në Superiore mes tyre. Verilindorët kanë 13 fitore, 8 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa në 6 takime kanë triumfuar shkodranët.

Vllaznia-Kukesi

* Golavarazhi në ndeshjet e vlefshme për kampionatin është 33-24 në favor të Kukësit.

* Skuadrat janë përballur dy herë edhe për Kupën e Shqipërisë, pikërisht në shkurt të vitit 2015, kur Kukësi është kualifikuar pas fitores 0-2 në Shkodër dhe barazimit 0-0 në “Zeqir Ymeri”.

* Humbjen e parë për këtë kampionat Vllaznia e ka pësuar pikërisht në fazën e parë ndaj Kukësit. Verilindorët fituan 2-4 në “Loro Boriçi”, teksa takimi është zhvilluar më 29 nëntor.

* Kukësi ka në përbërje dy sulmues si Patrik Eze dhe Agim Ibraimi, që kryesojnë listën e golashënuesve me nga 10 gola secili, ndërsa ndjek vlonjati i kuqebluve, Ardit Hoxhaj me 8 gola.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *