Japonezët heqin maskat mbrojtëse dhe ndjekin kurse për të rikthyer buzëqeshjen

japonezet heqin maskat mbrojtese dhe ndjekin kurse per te rikthyer buzeqeshjen

japonezet heqin maskat mbrojtese dhe ndjekin kurse per te rikthyer buzeqeshjen

19:26 05/06/2023

Japonezët u mësuan aq shumë me mbajtjen e maskës gjatë pandemisë së Covid-19 saqë po regjistrohen në kurse për të mësuar të buzëqeshin sërish.

Mbajtja e maskës ishte e zakonshme përpara pandemisë në shtetin aziatik sepse ndihmoi në parandalimin e viruseve sezonale, por përdorimi i tyre arriti kulmin kur u dhanë direktivat e qeverisë.

Pasi kjo e fundit në muajin Mars u shpreh se maskat nuk ishin më të nevojshme, shumë njerëz kishin harruar si të vazhdonin jetën pa to.

Nuk i kisha përdorur shumë muskujt e fytyrës që prej Covid-it”, tha një 20-vjeçare. Ajo ndjek leksionet e një “instruktore buzëqeshjeje” dhe shprehet se është “ushtrim i mirë” që do ta ndihmojë për të hyrë në tregun japonez të punës.

Shokët e saj të kursit janë përgjithësisht në moshë të re dhe një prej ushtrimeve konsiston në mbajtjen e pasqyrës para fytyrës duke tërhequr me gishta anët e buzëve.

japonezet heqin maskat mbrojtese dhe ndjekin kurse per te rikthyer buzeqeshjen 1

Instruktorja thotë se ka vënë re një katërfishim të kërkesës për kursin e saj duke përfshirë edhe orë të veçanta të cilat kushtojnë 44 Dollarë. Sipas saj, japonezët janë më pak të predispozuar për të buzëqeshur se sa perëndimorët për shkak të sigurisë që ndiejnë.

Në kulturë, një buzëqeshje do të thotë se unë nuk kam armë dhe nuk përbëj kërcënim”, sqaron ajo.

Sipas një sondazhi publik, 55% e japonezëve vazhdonin të mbanin maska njësoj si gjatë periudhës kur direktivat e qeverisë ishin ende në fuqi dhe vetëm 8% e tyre i kishin hequr./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts