Japoni, ekspertët thirrje për gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin kundër COVID-19

Ekspertët në Japoni bënë thirrje që gjendja e jashtëzakonshme të shtrihet në të gjithë vendin për shkak se numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) ruan trendin në rritje.

Omi Shigeru, kreu i bordit këshillimor për COVID-19 i qeverisë japoneze, në seancën e Dhomës së Përfaqësuesve, foli mbi situatën e pandemisë në të gjithë vendin.

Pasi theksoi se ecuria në javën e fundit ka qenë në nivelin e 10 mijë rasteve në ditë, Omi vuri në dukje se varianti Delta i virusit ka treguar ndikimin e tij.

Omi mbrojti idenë e tij se populli në Japoni ka filluar të mësohet me COVID-19 dhe pjesërisht me gjendjet e jashtëzakonshme dhe se gjendjen e jashtëzakonshme duhet të shtrihet në të gjithë vendin.

Gjendja e jashtëzakonshme që është e pranishme aktualisht në Tokio, zonat përreth saj Kanagawa, Saitama, Çiba, në qytetin Osaka në jug të vendit dhe në ishullin Okinawa do të vazhdojë deri në fund të muajit.

Në Japoni numri i më i lartë i rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë u regjistrua dje. Me 14.207 rastet e shënuara dje numri i rasteve gjithsej u rrit në 971.904, ndërsa me 14 vdekje numri i vdekjeve gjithsej u rrit në 15.246. Në të gjithë vendin 777 persona marrin trajtim kundër COVID-19 në shërbimet e kujdesit intensiv.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *