Japoni, mbi 1.800 biznese të falimentuara për shkak të COVID-19

Në Japoni mbi 1.800 biznese kanë falimentuar që nga shkurti i vitit 2020 e deri më tani për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, “Teikoku Databank” ka shqyrtuar kompanitë që kanë aplikuar për falimentim dhe likuidim gjyqësor që prej shkurtit 2020 e deri më tani.

Sipas kësaj, në të gjithë vendin kanë falimentuar 1.860 kompani. Në mesin e tyre janë renditur të parat mbi 300 kompani nga sektori i ushqimeve dhe pijeve.

Në vitin e fundit kanë falimentuar 180 kompani ndërtimi, 100 kompani të akomodimit në turizëm dhe 100 kompani ushqimore me shumicë.

Në lajm theksohet se numri i falimentimeve do të vazhdojë të rritet për shkak të zgjatjes për herë të katërt të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila zbatohet në kuadër të luftës kundër pandemisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *