Japoni, reshje rekord dëbore në pjesën perëndimore, probleme në transportin hekurudhor dhe ajror

Dëbora e madhe ka goditur pjesën veriperëndimore të Japonisë në 24 orët e fundit, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në trafikun hekurudhor, anulimin e qindra fluturimeve dhe probleme kritike në qendrat kryesore të popullsisë.

Qyteti i Asago, prefektura Shiga, regjistroi 71 centimetra borë, më e larta e raportuar ndonjëherë në statistikat e Agjencisë Kombëtare Meteorologjike (JMA).

Autoritetet lokale thanë se kushtet e motit mund të përkeqësohen deri nesër, ku priten erëra të forta, me reshje dëbore në qytetet Kioto, Nagoya dhe Hiroshima. Gjatë fundjavës janë raportuar 4 të lënduar nga stuhia e shkaktuar nga moti i keq.

Reshjet e dëborës sollën një reduktim të pjesshëm të shpejtësisë në trenat e linjës Tokaido midis Tokios dhe Osakës dhe në autostradën që lidh Kobe dhe Nagoya.

Disa fluturime ajrore në rajonin verior të Hokkaidos janë anuluar, duke e çuar totalin në 140 fluturime në mbarë vendin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.