Japoni, vazhdojnë përpjekjet e kërkimit 17 ditë pas rrëshqitjes së dheut

Gati tre javë pas përmbytjes dhe rrëshqitjes së dheut që shkaktoi vdekjen e 18 personave në Japoni, përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar ende.

Në Atami të Prefekturës Shizuoka në jugperëndim të kryeqytetit Tokio, të paktën 130 shtëpi u shkatërruan për shkak të katastrofës më 3 korrik.

Zyrtarët e qytetit njoftuan se trupat e tre personave të tjerë u gjetën gjatë përpjekjeve të kërkimit dhe shpëtimit, me çka numri i të vdekurve u rrit në 18.

Ndërkaq, të paktën 12 persona konsiderohen të zhdukur në qytet.

Personeli i shpëtimit, i përbërë nga zjarrfikës, polica dhe njësi ushtarake, vazhdojnë të kërkojnë personat e mbetur nën tokë në zonën ku ndodhi rrëshqitja e dheut në Atami.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *