Japonia dënon tërheqjen e Rusisë nga traktati i bisedimeve të paqes

japonia denon terheqjen e rusise nga traktati i bisedimeve te paqes
japonia denon terheqjen e rusise nga traktati i bisedimeve te paqes

09:52 22/03/2022

Japonia kritikoi të martën vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga bisedimet dypalëshe të traktatit të paqes dhe për të pezulluar projektet e përbashkëta ekonomike në lidhje me ishujt e diskutueshëm.

Rusia dhe Japonia ende nuk i kanë përfunduar zyrtarisht armiqësitë e Luftës së Dytë Botërore për shkak të përplasjes mbi ishujt që ndodhen pranë ishullit më verior të Japonisë, Hokkaido. Ata njihen në Rusi si Kurilët dhe në Japoni si Territoret Veriore.

Vendimi i Moskës për t’u tërhequr nga bisedimet vjen si hakmarrje ndaj sanksioneve të vendosura nga Tokio për pushtimin rus të Ukrainës.

Ishujt u pushtuan nga Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe Rusia pretendon se marrja e tyre ishte po aq e drejtë sa çdo ndryshim ndërkombëtar i kufijve pas luftës. Japonia e ka kundërshtuar këtë.

“E gjithë kjo situatë është krijuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe përgjigja e Rusisë është jashtëzakonisht e padrejtë dhe krejtësisht e papranueshme”, tha kryeministri japonez Fumio Kishida.

Japonia ka vendosur sanksione ndaj 76 rusëve, 7 bankave dhe 12 organeve të tjera, përfshirë zyrtarë të mbrojtjes dhe eksportuesin shtetëror të armëve, Rosoboronexport./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts