Japonia dhe Rusia zotohen të vazhdojnë dialogun lidhur me Ishujt Kuril

Japonia dhe Rusia janë zotuar të vazhdojnë negociatat dypalëshe për çështjen e Ishujve Kuril dhe aktivitetet ekonomike në ishuj.

Zëvendësministri i Jashtëm japonez Shigeo Yamada dhe zëvendësministri i Jashtëm rus Igor Morgulov zhvilluan një bisedë telefonike, në të cilën palët ranë dakord të vazhdojnë negociatat për një marrëveshje paqeje, në të cilat do të përfshihen çështje e Ishujve Kuril dhe aktivitetet ekonomike në ishuj, njoftoi transmetuesi publik japonez NHK.

Dy homologët po ashtu u kanë rënë dakord për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme reciprokisht.

Ata gjithashtu kanë ndarë pikëpamjet e vendeve të tyre mbi vizitën e kryeministrit rus Mikhail Mishustin në ishuj javën e kaluar, e cila shkaktoi reagimin e Japonisë.

– Mosmarrëveshja mbi Ishujt Kuril

Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, aneksoi Ishujt Kuril të Japonisë, që shtrihen rreth 1.300 kilometra dhe ndajnë Oqeanin e Paqësorit dhe Detin Ohotsk.

Palët nuk mund të arrijnë rezultat në negociatat për të nënshkruar marrëveshje paqeje për ishujt të cilat Japonia i quan “Rajonet Veriore”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *