Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore me vlerë rreth 1 milion euro

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë sot ka pranuar 20 pompa shiringash dhe 10 elektrokardiograma si pjesa e parë e pajisjeve mjekësore japoneze të dhuruara nga Qeveria e Japonisë.

Vlera totale prej 810 mojë euro synon të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë për të përmirësuar sistemin e saj shëndetësor dhe kapacitetet mjekësore në luftën kundër COVID-19.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Ministria e Shëndetësisë.

Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore u mbajt bashkërisht nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani.

Ministri Vitia shprehu vlerësimin e tij të lartë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit Japonez dhe Qeverisë së Japonisë për sektorin shëndetësor me theks të veçantë në mbështetjen gjatë pandemisë me masa mbrojtëse, ilaçe, pajisje dhe mbështetjen që pritet në të ardhmen.

Ambasadori Akira Mizutani deklaroi se është i kënaqur që të dorëzojë grupin e parë të pajisjeve mjekësore japoneze që ishte premtuar në marrëveshjen që ai nënshkroi shtatorin e kaluar. Ai theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të Covid-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor.

Përveç dhurimit të sotëm, pajisjet e mbetura të tilla si aparatura me ultratinguj dhe rrezet-X të lëvizshme pritet të arrijnë në Kosovë këtë verë.

Pajisjet do të shpërndahen nga sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e tjera rajonale në të gjithë Kosovën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *