“Japonia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme”

Japonia mund të mbajë zgjedhje të parakohshme këtë vit, deklaroi kryeministri i vendit, Yoshihide Suga.

“Sigurisht, është e mundur”, tha Suga në një intervistë të martën në mbrëmje, njoftoi “Kyodo News”.

Megjithatë, ai pohoi se zgjedhjet e parakohshme “do të mund të mbahen vetëm pasi pandemia e COVID-19 të vihet nën kontroll”.

Japonia ka raportuar 487.545 raste të koronavirusit, përfshirë 9.249 vdekje që nga shpërthimi. Vendi filloi fushatën e vaksinimit në fillim të marsit.

Mandati katër-vjeçar i qeverisë aktuale të udhëhequr nga Partia Liberal Demokratike (LDP) e Suga-s përfundon në tetor të këtij viti.

Gjithashtu edhe mandati i tij si kryetar i partisë përfundon më 30 shtator.

Suga mori postin e kryeministrit vjeshtën e kaluar pasi paraardhësi i tij Shinzo Abe u tërhoq për shkak të arsyeve shëndetësore.

Më parë, Sekretari i Përgjithshëm i LDP-së, Toshihiro Nikai u kishte thënë partive të opozitës që të ishin gati për zgjedhjet nëse ata paraqesin mocionin e mosbesimit.

Qeveria e LDP po përballet me kritika për trajtimin e saj të pandemisë së koronavirusit në vend i cili vendosi gjendjen e jashtëzakonshme dy herë për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Përveç kësaj, lojërat e rëndësishme botërore, Lojërat Olimpike të Tokios, u shtynë deri në verën e këtij viti për shkak të rritjes së infeksioneve.

Lojërat Olimpike tani do të zhvillohen pa spektatorë të huaj ndërsa guvernatori provincial tha se nuk do të lejojë stafetën e pishtarit olimpik në rrugët publike nëpër provincën perëndimore Osaka midis rasteve rekord të larta me COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *