Japonia përgatitet të aplikojë vaksinën Pfizer kundër COVID-19, përfshirë fëmijët mbi 12 vjeç

Japonia do të miratojë administrimin e llojit të ri të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) nga prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer për të gjithë, përfshirë fëmijët e moshës mbi 12 vjeç.

Në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Norihisa Tamura tha se vaksina Pfizer aktualisht po administrohet në Japoni për grup moshën mbi 16 vjeç.

Ministri Tamura tha se pasi të përfundojnë ekzaminimet deri në fund të muajit ministria do të miratojë administrimin e vaksinës Pfizer për këdo mbi moshën 12 vjeç, përfshirë fëmijët midis moshës 12 dhe 16 vjeç.

Ai theksoi se ata kërkuan nga administratat lokale të bëjnë përgatitjet e nevojshme për administrimin e vaksinës për të gjithë të moshës mbi 12 vjeç.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *