Japonia planifikon dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

Në Japoni po planifikohet administrimi i dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) dhe varianteve të tij.

Agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar burime qeveritare, raportoi se Bordi Këshillimor për COVID-19 po shqyrton planin për dozën e tretë të vaksinës deri në fund të vitit.

Bordi ka marrë parasysh faktin se gjashtë muaj pas dozës së dytë, antitrupat e prodhuara kundër COVID-19 janë ulur dhe vaksina ka humbur efektivitetin e saj kundër varianteve të ndryshme, përfshirë Delta.

Me thirrjet e prodhuesve të vaksinave në lidhje me domosdoshmërinë e dozës së tretë, bordi do të zbatojë planifikimin për injektimin e kësaj doze tek personat vullnetarë deri në fund të vitit.

Nga ana tjetër, thuhet se bordi gjithashtu do të marrë në konsideratë mundësinë e përzierjes së dozave të vaksinave Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca të administruara brenda vendit.

Deri më tani, sipas zyrtarëve, gjysma e popullsisë japoneze prej 126 milionë banorësh është vaksinuar me dy doza, që kur vendi filloi fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 në shkurt të këtij viti.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *