Japonia reagon përsëri ndaj vizitës së kryeministrit rus në Ishujt Kuril

Japonia ka reaguar ndaj Rusisë për shkak të vizitës së kryeministrit rus, Mikhail Mishustin, në Ishujt Kuril muajin e kaluar.

Në një telefonatë me homologun e tij rus, Sergey Lavrov, ministri japonez i Punëve të Jashtme, Toshimitsu Motegi, diskutoi mbi zhvillimet dypalëshe dhe rajonale.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, Motegi reagoi ndaj vizitës së kryeministrin Mishustin që realizoi muajin e kaluar në Ishullin Iturup në rajonin Kuril.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, të dy ministrat theksuan rëndësinë e ruajtjes së bashkëpunimit dypalësh për çështje globale siç janë ekonomia dhe ndryshimet klimatike.

Gjatë bisedës ministrat diskutuan projektet për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta ekonomike në Ishujt Kuril.

– Çështja e Ishujve Kuril

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik në vitin 1945 aneksoi Ishujt Kuril të Japonisë, të cilat shtrihen për rreth 1.300 kilometra dhe ndajnë Oqeanin Paqësor nga Deti Okhotsk.

Pas aneksimit, palët nuk arritën një rezultat në negociatat për nënshkrimin e një traktati paqeje midis Rusisë dhe Japonisë për shkak të mosmarrëveshjes për tokën e quajtur “Rajonet Veriore” nga Japonia.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *