Japonia sanksionon oligarkët rusë dhe zyrtarët bjellorusë për pushtimin e Ukrainës

13:39 03/03/2022

Kryeministri japonez, Fumoi Kishida tha se vendi do të sanksinojë oligarkët rusë dhe zyrtarët bjellorusë duke përfshirë Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko përsa i përket pushtimit të Ukrainës.

Nëpërmjet një konference për shtyp, Kishida tha se Japonia do të ngrijë asetet e oligarkëve pas vendimit për të pezulluar asetet financiare të presidentit rus dhe zyrtarëve të tjerë kryesorë të qeverisë.

Gjithashtu, Japonia do të ndalojë transaksionet financiare me shtatë banka të mëdha ruse, me përjashtim të Bankës Qendrore Ruse dhe forcimit të kontrolleve mbi eksportet e artikujve të kontrolluar ndërkombëtarisht.

“Ne, së bashku me vendet perëndimore kemi marrë sot masat e nevojshme të brendshme për të izoluar Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe ekonomia globale,” u tha Kishida gazetarëve.

Japonia do të vendosë gjithashtu sanksione ndaj Bjellorusisë, përfshirë Presidentin Lukashenko dhe zyrtarë të lartë, për mbështetjen e vendit ndaj agresionit ushtarak të Rusisë, njoftoi Kishida, duke dënuar Bjellorusinë për lejimin e trupave ruse të hyjnë në Ukrainë përmes territorit të saj./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.