Japonia shënon 10-vjetorin e fatkeqësisë së trefishtë që la të vdekur 18.500 persona

Japonia ka mbajtur një moment heshtjeje për ta shënuar 10-vjetorin e tërmetit dhe cunamit që lanë mbi 18 mijë të vdekur dhe që shkaktuan një katastrofë bërthamore në Fukushima.

Më 11 mars 2011, në orën 2 e 46 minuta të pasdites, bregdeti verilindor i Japonisë u godit nga një tërmet shumë i fuqishëm prej 9.0 shkallësh të Rihterit, shkruan The Guardian.

Në Tokio, kryeministri Yoshihide Suga dhe perandori Naruhito i ofruan ngushëllimet e tyre në një ceremoni me distancë sociale që u mbajt në teatrin kombëtar.
Naruhito tha se kujtimi i paharrueshëm i kësaj tragjedie vazhdon të qëndrojë edhe pas një dekade. Suga tha se sfidat me të cilat janë përballur të mbijetuarit përfshijnë edhe pandeminë dhe fatkeqësitë natyrore, përfshirë një tërmet tjetër në rajon. Sidoqoftë, ai tha se Japonia gjithmonë ka tejkaluar çdo krizë me guxim dhe shpresë.

Ngjarjet për shënimin e 10-vjetorit të fatkeqësisë ishin të kufizuara për shkak të pandemisë së koronavirusit. Shumë njerëz zgjodhën tubime të vogla për t’i përkujtuar familjarët, miqtë dhe kolegët e vdekur.
Nga viti 2011, një pjesë e madhe e qytezave dhe fshatrave bregdetare që u prekën nga cunami shkatërrues janë rindërtuar. Kostoja e rindërtimit ka arritur në rreth 280 miliardë dollarë.

Edhe dhjetë vjet pas tragjedisë, mbi 40.000 njerëz nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, shumica nga zonat afër Fukushimës, ku pas rrjedhjes së materialit radioaktiv i detyroi autoritetet që t’i evakuonin 160.000 njerëz.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *