Jashtë fushave prej 6 muajsh, mbrojtësi i Kombëtares i jep fund makthit dhe konfirmon rikthimin



Ene Mihaj i ka dhënë fund makthit të dëmtimit, që e mbajti jashtë fushave të blerta për 6 muaj me radhë. Mbrojtësi i Kombëtares, pësoi një dëmtim të rëndë në gju më 30 tetor dhe kjo e mbajti jashtë fushave të blerta për 187 ditë.

MIHAJJ

Lojtari kishte një këputje të ligamentit dhe e kishte të pamundur të vazhdonte stërvitjen. Megjithatë kjo tashmë ka marrë fund, dhe lojtari nëpërmjet faqes së tij, ka njoftuar rikthimin në fushë, teksa ka nisur stërvitjen me skuadrën greke të PAOK-ut, që zotëron edhe kartonin e tij.

Për shkak të dëmtimit, Mihaj nuk u grumbullua as me Kombëtaren, teksa tashmë është gati për skuadrën e PAOK, por edhe për Shqipërinë në të ardhmen.

mihaj

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *