Jason Momoa dhe Lisa Bonet zyrtarisht të divorcuar! Ish-çifti i Hollywood japin fund martesës pa mosmarrëveshje

jason momoa dhe lisa bonet zyrtarisht te divorcuar ish cifti i hollywood japin fund marteses pa mosmarreveshje



































Jason Momoa dhe Lisa Bonet janë divorcuar zyrtarisht. Zgjidhja e martesës së dy aktorëve, të cilët tashmë ishin ndarë prej vitesh, nga një gjykatës i qarkut të Los Anxhelosit, hyri në fuqi të martën.

Jason Momoa and Lisa Bonet

Jason Momoa dhe Lisa Bonet ishin të martuar për më shumë se shtatë vjet dhe ishin çift për 12 vite para se të celebronin dashurinë e tyre.

Bonet, emri ligjor i të cilës është Lilakoi Moon, bëri kërkesë për divorc në janar. Dokumentet tregojnë datën e ndarjes së çiftit si 7 tetor 2020, më shumë se tre vjet më parë. Ata e bënë publike fundin e martesës në vitin 2022.

Divorci shkoi sa më shpejt që ishte e mundur ligjërisht dhe u zgjidh pa mosmarrëveshje. Asnjëri nuk do të marrë mbështetje financiare dhe kanë rënë dakord se si të ndajnë pasuritë e tyre apo kujdestarinë e përbashkët të vajzës 16-vjeçare dhe djalit 15-vjeçar.

44

44-vjeçari Momoa është më i njohur për rolet e tij në filmat “Aquaman” dhe në “Game of Thrones”. Ndërsa 56 vjeçari Bonet ka aktruar në “The Cosby Show”, “A Different World” dhe filmat  “High Fidelity” apo “Enemy of the State.”

Kjo ishte martesa e parë për Momoa, i cili ka zbuluar në rrjetet sociale se është në lidhje me aktoren Adria Arjona.

Ndërsa për Lisa Bonet ishte martesa e dytë. Më parë ka qenë e martuar me rockerin Lenny Kravitz dhe ish-çifti kanë një vajzë, aktoren Zoë Kravitz.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts