Java Kulturore e Azerbajxhanit, Veliaj pret delegacionin azer: Projekte konkrete mes Tiranës dhe Bakusë

java kulturore e azerbajxhanit veliaj pret delegacionin azer projekte konkrete mes tiranes dhe bakuse
java kulturore e azerbajxhanit veliaj pret delegacionin azer projekte konkrete mes tiranes dhe bakuse

Java Kulturore Ndërkombëtare e Azerbajxhanit ka çelur siparin në Tiranë. Përmes një morie aktivitetesh artistike, mjaft koncerte, ekspozita, por edhe eksperienca kulinarie, kanë sjellë këto ditë kulturën azere në kryeqytet. Gjatë një takimi me një delegacion të kryesuar nga zv/ministri i Kulturës së Azerbaixhanit, Farid Jafarov, që ka mbërritur në Tiranë për këtë qëllim, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se bashkëpunimi më i mirë mes vendeve është ai që bën bashkë njerëzit përmes artit kulturës dhe sportit.

“Unë jam shumë i lumtur që, pas vizitave të zotit Rama dhe zotit Aliyev, Presidenti i Republikës gjithashtu ka qenë në Azerbajxhan, ne tani ta çojmë bashkëpunimin në një nivel tjetër. Një mënyrë për ta bërë këtë, përveç liderëve tanë kombëtarë, është bashkëpunimi midis njerëzve, midis qyteteve, midis bashkive, midis organizatave dhe grupeve të ndryshme kulturore. Kështu që, mezi pres të hapim një faqe të re, teksa udhëheqësit tanë kombëtarë e kanë shtruar rrugën, është detyra jonë që të fokusohemi në projekte konkrete, si mes Tiranës dhe Bakusë, apo edhe mes grupeve dhe organizatave të ndryshme, që përfaqësojnë qytetet tona, dhe të vijojmë të fokusohemi në projekte të veçanta. Jam vërtet krenar për çdo urë që lidhet mes Bakusë dhe Tiranës,” tha Veliaj.

Zv/ministri Jafarov, nga ana e tij, nënvizoi faktin se kulturat e dy vendeve tona kanë mjaft pikëtakime të përbashkëta.

“Megjithëse vendet janë mijëra kilometra larg, ne kemi shumë pika të përbashkëta kulturore dhe vlera që ndajmë bashkë, si toleranca dhe bashkëjetesa paqësore. Kjo nismë erdhi kur vitin e kaluar Kryeministri i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Edi Rama, vizitoi Azerbajxhanin dhe u miratua nga Presidenti i Azerbajxhanit, Shkëlqesia e Tij, z. Ilham Aliyev. Ne si Ministri dhe ju si kryetar Bashkie po bëjmë gjithçka që kjo Javë Kulturore të jetë e paharrueshme për të gjithë qytetarët e Tiranës dhe për të gjithë vizitorët e Tiranës. Mendoj se ka shumë potencial për të bërë më shumë dhe ne do të shtjellojmë gjërat për t’i konkretizuar, se si të ecim përpara, sepse ka një vullnet dhe interes të madh nga Azerbajxhani për kulturën shqiptare dhe për kombin shqiptar,” u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts