“Javën e ardhshme nis shembja e ndërtimeve pa leje”- Çuçi paralajmëron: Masat prekin edhe policinë dhe inspektorët e IKMT-së që…






Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të nisë shembja ndërtimeve pa leje nga Velipoja në Ksamil.

cuci

Përmes një statusi në “Facebook” ministri thekson se ndryshe nga herët e kaluara, masat ndëshkuese janë ashpërsuar dhe prekin të gjithë zinxhirin e ndërtimit nga investitori deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe oficerët e policisë e inspektorët e IKMT-së.

Deklarata e plotë

Javën e ardhshme do të nisim fillimisht me shembjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare nga Velipoja deri në Ksamil, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit. Më tej është radha e atyre që kanë ndërhyrë në zonat e mbrojtura dhe akset kombëtare. Policia e Shtetit dhe IKMT kanë bërë bërë evidentimin e ndërtimeve dhe çdo strukture tjetër të ngritur pa leje në të gjithë territorin e vendit. Ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe pas ndryshimit të Kodit Penal, masat ndëshkuese janë ashpërsuar dhe prekin të gjithë zinxhirin e ndërtimit nga investitori deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe oficerët e policisë e inspektorët e IKMT-së që mund të kenë mbyllur sytë teksa ndërtohej pa leje. S’ka kohë për pushim

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *