Javës tjetër mbledhjet e Komisioneve fizikisht/ Alfred Rushaj: Nuk e konsiderojmë betejë të fituar, mazhoranca ra dakord të zbatojë ligjin





Për Partinë Demokratike kthesa që bëri mazhoranca që javës tjetër të propozojnë që mbledhjet e Komisioneve të zhvillohen online, nuk është një fitore. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Alfred Rushaj në një komunikim me gazetarët tha se PS thjesht ka pranuar që të zbatojë ligjin.

alfred rushaj

Sipas tij, mazhoranca nuk do të përballet me opozitën dhe kërkon që t’i shmanget debatit.

“Më vjen mirë që pati një kthesë në ligjshmëri dhe reflektim për të zbatuar ligjin dhe rregulloren nga drejtuesit e Partisë Socialiste.  Por që t’iu përgjigjem pyetjes tuaj, në fakt nuk e konsideroj si betejë të fituar. Ata kanë rënë dakord që të zbatojnë ligjin.  Është kaq e thjeshtë dhe nuk do të doja që të drejtën që qytetarët shqiptarë kanë në bazë të rregullores dhe Kushtetutës për transparencë, për të dëgjuar përfaqësuesit e tyre politikë në Kuvend teksa diskutojnë për projektligje, për nismat që do të prekin jetën e tyre, të quhet si fitore.  Përkundrazi, është diçka që drejtuesit e PS duhet ta bënin që në fillim dhe të mos futeshin fare këtij debati. Ju kujtoj që dy ditët e fundit, dje dhe sot, ka pasur zhvillime të paligjshme, tërësisht në kundërshtim me rregulloren dhe Kushtetutën, të disa komisioneve parlamentare, të cilat përveçse frikës për debat, përveçse përpjekjes për t’iu shmangur debatit, përpjekjes që zëri i opozitës të mos dëgjohet, unë nuk shoh qe te ketë asnjë qëllim tjetër përveçse kësaj.”, tha Rushaj.

Sa i takon propozimit të mazhorancës që të gjithë deputetët të jenë të vaksinuar Rushaj u shpreh:

“Asnjëherë nuk kemi qenë kundër vaksinimit. Dua t’ju kujtoj që ka qenë një propozim i zv/kryetarit të Kuvendit z. Enkelejd Alibeaj në konferencën e kryetarëve. Mund t’i shihni të zbardhura procesverbalet. Ka qenë ai që ka propozuar që në respekt të çdo protokolli sigurie për jetën dhe shëndetin të mund të zhvillohen këto mbledhje, dhe kjo përfshinte edhe vaksinimin edhe testin. Por, për fat të keq kemi gjetur një refuzim të PS-së dhe anëtarëve të PS-së në Konferencën e Kryetarëve që të zbatojnë rregulloren qoftë edhe në përputhje me standardet që janë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin., u shpreh ai.

I pyetur sa deputetët nga PD janë vaksinuar, Rushaj u përgjigj: “Kjo gjë do të jetë pjesë e diskutimeve në çdo mbledhje të komisioneve, por ne presim ditën e hënë kur të bëhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për të diskutuar më në detaje se si do të jetë zhvillimi i mbledhjes së komisioneve në vazhdim”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *