“Je i humbur pa u nisur”/ Edmond Panariti ironizon “Ballkanin e Hapur”: Prodhon me një kosto 40% më të lartë se fqinjët. Nis të vraposh me një gjyle të lidhur në këmbë në një garë ku të tjerët…





Drejtor Kabineti të Presidentit të Republikës ka bërë një koment në lidhje Ballkanin e Hapur, duke thënë se është një garë në të cilën jemi të humbur pa u nisur.

panariti-open ballkan

Me anë të një statusi në Facebook, Panariti merr shembull prodhimet në vendin tonë, që sipas tij kanë një kosto 40% më të lartë se vendet e rajonit.

“Pra, me pak fjalë ti nis të vraposh me një gjyle të lidhur në këmbë në një garë ku të tjerët jo vetëm që i kanë këmbët e lira, por kanë marrë edhe nja dy doza “doping” për të shtuar shpejtësinë dhe për të arritur në finish atëhere kur ti je ende në mes të rrugës”, shkruan Panariti.

panariti reagim

Reagimi i plotë

Një garë, në të cilën je i humbur që pa u nisur!

Po çfarë gare do të fitosh në një Ballkan të hapur kur ti prodhon me kosto 40 përqind më të lartë se fqinjët e tu  nga taksat dhe tarifat e larta , dhe jo vetëm kaq por e paguan garuesin  tënd 10 herë më pak se garuesit e tjerë për të njëjtin produkt dhe për të njëjtin treg?

Pra, me pak fjalë ti nis të vraposh me një gjyle të lidhur në këmbë në një garë ku të tjerët jo vetëm që i kanë këmbët e lira, por kanë marrë edhe nja dy doza “doping” për të shtuar shpejtësinë dhe për të arritur në finish atëhere kur ti je ende në mes të rrugës.

Pa llogaritur hilet dhe mashtrimet gjatë garës, ku na hedhin fare lehtë hi syve, sepse nuk i zbulojmë ato.

Dhe ironikisht kjo quhet “garë e hapur” dhe konkurencë e lirë.

Rezultati sot në treg:

1 l qumësht UHT rajoni 87 lek llitri, 1 l qumësht UHT shqip 120 lek.

1 l vaj ulliri ekstra i virgjër shqip 700 – 900 lek litri, një litër vaj ulliri “ekstra i virgjër” importi 400 – 500 lek litri.

Etj Etj….

Ska nevojë më për koment 😢😢

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *