“Je ikonë e modës”- Studentja nga Kosova e komplimenton, Rama: Vjen nga halli! Kryeministri “thumbon” Albin Kurtin: Mandatin e tretë do bëhem kosovar por…





Është mbyllur me batuta takimi i kryeministrit Edi Rama me studentë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

rama studente

Një studente në vend të pyetjes e ka komplimentuar Edi Ramën duke e cilësuar si një “ikonë të modës”, ndërsa ky i fundit ia ktheu me humor se “kur Zoti dhe natyra nuk t’i jep të gjitha mundohesh të sajohesh”.

Rama thumboi përmes batutave kryeministrin Albin Kurti duke u shprehur se këtë mandat po mendon të bëhet kosovar vetë, por nuk ka ndërmend të bëjë fushatë jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë që kreu i qeverisë Kurti votoi në Shqipëri në zgjedhjet e 25 prillit, ku në garë ishin edhe katër kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk ia dolën të sigurojnë mandate parlamentare.

Batutat

Rama: Edhe nje pyetje tjetër për inat të protokollit që thotë: çohu, çohu…

Studentja: Je ikonë e modës, komplimente se pyetje nuk kam.

Rama: Dëgjo, e di si është kjo punë, kur t’i ka dhënë Zoti dhe natyra të gjitha nuk ka nevojë me u sajo. Por kur nuk ti ka dhënë të gjitha mundohesh me u rregullu. Kështu që vjen nga halli kjo! Por faleminderit!

Studenti: Në qeverinë Rama 2 kemi pasur dy ministra nga Kosova, tani asnjë. Çfarë ndodhi? Pati ndonjë ndryshim në politika?

Rama: Këtë mandatin e trete do bëhem kosovar vetë! Mos e merrni me të qeshur, se unë po e vendosa një gjë e bëj. Por nuk do vij të bëj fushatë këtu për të marrë vota mos të ketë frikë asnjeri. As do vij të votoj këtu.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *