“Je me fat që nuk të premë kokën”, talebanët dhunojnë gazetarët në Kabul: Na goditën me kamxhik e shkopinj

Gazetarët e mbetur në Afganistan thonë se janë rrahur, ndaluar dhe fshikulluar me kamxhik nga talebanët, kur u përpoqën të mbulonin protestat në vend. BBC sjell pamjet e dy gazetarëve, nga gazeta Etilaatroz, me mavijosje dhe shenja të dukshme dhune në trup.

Fotografi, Nematullah Naqdi dhe gazetari Taqi Daryabi janë arrestuar të mërkurën dhe janë torturuar. Ata thonë se janë dërguar në një rajon policor dhe janë goditur nga efektivët me kabllo elektrike, kamxhik e shkopinj, e pas disa orësh torture e pyetje nga talebanët janë liruar.

“Njëri prej talebanëve më vuri këmbën në kokë, më shtypi fytyrën ndaj betonit. Më goditën në kokë…. Mendova se do të më vrisnin. I pyeta ‘përse po na rrihni, e m’u përgjigj, ‘je me fat që s’të kemi prerë kokën”, tha Naqdi për agjencinë e lajmeve AFP.

Kutjojmë se dhjetëra gazetarë, përfshirë dhe ekipin e BBC janë penguar të xhironin protestën e zhvilluar në Kabul një ditë më parë. Për të shuar protestat, talebanët kanë përdorur të gjitha format e dhunës, e madje, ndëshkimet nuk i kanë kursyer as ndaj grave.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *