“Je një frikacak që fryhesh nëpër ekrane”- Basha sfidon Ramën dhe e fton në debat publik: Hajde, e ke për detyrë!



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me fermerët e Baldushkut, ku i ka premtuar se suksesin gjatë qeverisjes së tij do ta masë me sa para do të kenë shqiptarët nëpër xhepa.

Po ashtu, Basha përsëriti ftesën drejtuar kryeministrit Edi Rama për debat publik, duke theksuar se ai është një frikacak që fryhet nëpër ekrane dhe se nuk pranon të tregojë se për kë ka punuar këto tetë vite.

Basha: Besimin në do t’jua shpërblejmë me punë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa zhurmë, por pa i kuptuar nuk zgjidhen dot. Mos harroni, 25 prilli është ditë bilanci për kryeministrin. Atë ditë kryeministri në një vend normal vjen dhe jep llogari.

Kryeministri refuzon debatin. Shqiptarët kanë një traditë debati. Ky debatin e ka detyrim para jush jo para meje. Pse i fshihet debatit, ku është trimi i madh i debatit? E kam ftuar ditë për ditë e ftoj edhe sot para jush.

Hajde e ke për detyrë! Çdo drejtues e ka për detyrë të bëjë debat para qytetarëve, ka akoma kohë por nuk besoj se do t’i dali frika. Sado që fryhet nëpër ekrane në thelb është një frikacak që po i ikën debatit.

Ra pandemia dhe i dolën ‘petët lakrorit’, e pamë se në çfarë niveli ishte shëndetësia. Trego për kë ke punuar këto tetë vite, shqiptarët dhe Shqipëria është më e varfër. Unë do ta mas suksesin tim me sa lekë do të keni në xhepat tuaj.

basha

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *