“Je një hiç”, “75% e demokratëve nuk e duan Bashën”- Agron Shehaj reagon pas zbardhjes së debateve në PD: Ka një përçarje të madhe, s’jam dakord me strategjinë…





Agron Shehaj-Lulzim-BAshaDeputeti i Tiranës, Agron Shehaj, njëherësh ish-kandidat për kryetar të PD-së, ka reaguar për herë të parë në publik, pas publikimit të debatit me dyer të mbyllura nga Gazeta Panorama. (LEXO KETU)

Agron Shehaj ka theksuar se i ka shprehur kreut të PD-së se “pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Më tej, Shehaj thekson se votuesit janë kundër drejtuesve të PD-së dhe për këtë arsye agjenda e demokratëve nuk duhet të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit, por e mira e Partisë Demokratike.

“Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qëndrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment”, thekson Agron Shehaj.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në PD, e zbardhur ekskluzivisht nga gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume, Agron Shehaj ka theksuar se 75% e demokratëve nuk e duan Lulzim Bashën si kryetar, por kjo thënie ka shkaktuar debate dhe reagimet e Nënkryetares, Grida Duma dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Duma e ka quajtur Agron Shehajn se është “një hiç” që kërkon “protagonizëm personal”.
Ndërsa Gazment Bardhi ka thënë se ka video që Shehaj ka përdorur “llumin e shoqërisë për të manipuluar garën e brendshme në PD”.

LEXO DEBATIN E PLOTE TE ZBARDHUR NGA GAZETA PANORAMA.al (KETU)

P Template P Template

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *