Jemen, së paku 12 të vdekur nga sulmi i rebelëve Houthi

Së paku 12 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur të dielën në një sulm me raketa balistike nga milicitë Houthi të mbështetura nga Irani në pjesën veriperëndimore të Jemenit.

Në një deklaratë, autoritetet lokale dënuan “krimin e tmerrshëm” të kryer nga rebelët Houthi gjatë një ceremonie në qytetin Midi në provincën e Hajjah, që shënonte 59-vjetorin e revolucionit të 26 shtatorit të vitit 1962, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Saba.

Në deklaratë i bëhet thirrje bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve juridike lokale, rajonale dhe ndërkombëtare të dënojnë aktin terrorist dhe të rendisin lëvizjen Houthi si një organizatë terroriste.

Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Houthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sanaa.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *