Jemen, SHBA dhe Britania godasin portin e Ras Isa-s pas sulmit të Houthit ndaj një cisterne

jemen shba dhe britania godasin portin e ras isa s pas sulmit te houthit ndaj nje cisterne

Rrjeti televiziv Houthi Al-Masira raportoi sot se SHBA dhe Britania e Madhe nisën dy sulme ajrore duke synuar portin Ras Isa në provincën Hodeidah të Jemenit.

Sulmet ajrore erdhën pasi rebelët Houthi të Jemenit kanë përshkallëzuar sulmet ndaj anijeve që lundrojnë në Detin e Kuq, duke përfshirë një sulm që i vuri zjarrin një cisternë dje.

Raketa e lëshuar nga Huthi e Jemenit goditi cisternën e naftës Marlin Luanda nën flamurin e Ishujve Marshall, njoftoi pak minuta më parë Komanda Qendrore e SHBA-së ose CENTCOM.

“Më datë 26 janar ora 19:45. (ora e Jemenit, ora 17:45 me orën tonë), terroristët Houthi të mbështetur nga Irani qëlluan një raketë balistike kundër anijeve nga një zonë që ata kontrollojnë në Jemen dhe goditën cisternën e naftës me flamur të Ishujve Marshall M/V Marlin Luanda. Kryqëzori USS Carney (DDG 64) dhe anije të tjera aleate u përgjigjën dhe po ofrojnë ndihmë. Nuk është raportuar për të lënduar deri më tani”, thuhet në deklaratën e CENTCOM.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts