“Jemi drejt falimentit”- Erisa Xhixho viziton bizneset në Tiranë: Pas 25 prillit do të keni partner qeverinë! TVSH-ja dhe tatim-fitimi do të jenë…

Kandidatja për deputete e LSI, në qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho, ka vizituar nga afër disa biznese të vogla në kryeqytet.

erisa

Përmes një shënimi në facebook, ajo bën me dije se bizneset e vogla e presin me fjalët: “Nuk kemi pasur asnjë mbështetje, jemi drejt falimentit”.

Xhixho thotë se pas 25 prillit bizneset do të kenë partner qeverinë, ndërsa premton se TVSH-ja dhe tatim-fitimi do të jenë 0 për të gjitha bizneset që kanë një xhiro deri në 14 milion lekë në vit.

Postimi i plotë:

“Nuk kemi pasur asnjë mbështetje, jemi drejt falimentit, xhiro nuk ka se njerezit nuk kanë lekë për të blerë”. Me keto fjale me presin bizneset në njësinë 2 tek Pazari i Ri, të braktisur nga qeveria që i mashtroi.

Pas 25 prillit bizneset do kenë partner qeverinë që do e zgjedhin me vote e do t’u shërbejë. 0% TVSH, 0% tatim mbi fitimin për xhiro deri në 14 milione leke në vit. Frymëmarrje dhe mbështetje çdo biznesi të vogël, ndikues në zhvillimin ekonomik te vendit dhe familjeve shqiptare.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *