“Jemi gati të veprojmë me trupat tona në terren”, deputeti ukrainas reagon pas tensioneve në Veri: Nëse Serbia e pushton, ne duhet të mbrojmë Kosovën

jemi gati te veprojme me trupat tona ne terren deputeti ukrainas reagon pas tensioneve ne veri nese serbia e pushton ne duhet te mbrojme kosoven
jemi gati te veprojme me trupat tona ne terren deputeti ukrainas reagon pas tensioneve ne veri nese serbia e pushton ne duhet te mbrojme kosoven

Oleksiy Goncharenko, deputet në Parlamentin ukrainas dhe anëtar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, Goncharenko shkruan se Ukraina duhet t’i mbrojë kosovarët “nëse Serbia pushton Kosovën.”

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Pikërisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali i Trojës i Putinit në Europë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar Goncharenko.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts