“Jemi në luftë për jetë a vdekje”, Kim Jong Un: Koreja e Veriut të fokusohet tek ringritja ekonomike në 2022

21:35 01/01/2022

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka thënë se ekonomia do të jetë prioriteti kombëtar këtë vit pasi vendi përballet me një “luftë të madhe për jetë a vdekje”.

Teksa po fliste në fund të një takimi të partisë së tij, Kim Jong Un tregoi prioritetet e vitit të ri në 10-vjetorin e tij në pushtet.

Koreja e Veriut është duke u përballur me një krizë të fortë, ku shumë qytetarët kanë mungesë ushqimi.

Udhëheqësi i vendit diktatorial ka premtuar se përmirësimi i standardeve të jetesës së njerëzve do të jetë detyra e tij kryesore në këtë vit.

Ai pranoi krizën që po përballet vendi, por sërish premtoi se të gjitha problemet ekonomike do të zgjidhen./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.