“Jemi pranë jush”, Kancelari Scholz mirëpret vendimin e RMV për propozimin francez: Ju dhe Shqipërinë ju duam në BE

jemi prane jush kancelari scholz mirepret vendimin e rmv per propozimin francez ju dhe shqiperine ju duam ne be
jemi prane jush kancelari scholz mirepret vendimin e rmv per propozimin francez ju dhe shqiperine ju duam ne be

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mirëpritur vendimin e Kuvendit maqedonas për të miratuar propozimin francez, vendim ky që hap rrugën drejtë çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke qenë se dy vendet tona janë së bashku në këtë proces.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Scholz u shpreh se e mirëpret vendimin e Parlamentit maqedonas dhe se kjo hap rrugën për konferencën e parë me BE-në.
“E përshëndes votën e parlamentit maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës!”, ka shkruar Kancelari.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts