“Jemi rritur me humorin e tij”, kryebashkiaku i Shkodrës, Beci në homazhet për aktorin e humorit: Zef Deda inspirim për brezat!

jemi rritur me humorin e tij kryebashkiaku i shkodres beci ne homazhet per aktorin e humorit zef deda inspirim per brezat
jemi rritur me humorin e tij kryebashkiaku i shkodres beci ne homazhet per aktorin e humorit zef deda inspirim per brezat

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci iu është bashkuar sot homazheve në nder të aktorit të humorit, Zef Deda, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Në një prononcim për mediat, Beci tha se ikja e Dedës është një humbje e madhe për artin, por edhe për mbarë Shkodrën.

“Është humbje e madhe. Përcjellim me respekt një figurë të jashtëzakonshme. Jemi rritur me humorin e Zefin, në ditë të mira dhe të vështira. Do të mbahet mend për shumë role. Brezat kanë shumë për të kujtuar. Sot e përcjellim me dhimbje. Do të mbetet inspirim për brezat.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts