“Jemi të përgatitur për çdo situatë”- Basha për protestën e 8 Janarit: Nuk përjashtoj që elementë kriminalë mund të bëjnë gjithçka për ‘non grata’ – n








Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se forca politike që ai drejton është e përgatitur për çdo situatë që mund të ndodhë në protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij. 

WhatsApp Image 2022-01-06 at 9.55.43 PM

I pyetur në studion e ‘Open’ në Top Channel se a i druhet një përplasje të mundshme fizike ditën e shtunë, Basha tha se nuk e përjashton që elementët kriminalë mund të bëjnë gjithçka për ‘nongratan’ e Berishës. “Nuk përjashtoj që elementët kriminalë mund të bëjnë gjithçka në veçanti ata që i bashkon nongrata, por PD është e përgatitur për çdo situatë”, u shpreh Basha, ndërsa shtoi se nuk do të lejojë që demokratët të bëhen mish për top për hallet e Sali Berishës.

Biseda në studio:  

A mund të ketë dhunë në 8 janar?

Basha: Berisha po e përdor si një mburojë personale me trafikantë droge bashkë me ata të Trekëndëshit të Bermudës duke marrë ndihmë prej tyre. S’do pranojmë që PD të kthehet në një bunker për hallet e Berishës. Ka demokratë që janë mërzitur dhe është e domosdoshme që të flasim me ta, e që të reflektojmë. Por qëllimi është largimi i Edi Ramës dhe rikthimi i Edi Ramës .

A ke frikë se mund të ketë dhunë dhe përplasje fizike në 8 janar?

Basha: Nuk përjashtoj që elementët kriminalë mund të bëjnë gjithçka në veçanti ata që i bashkon nongrata, por PD është e përgatitur për çdo situatë.

Si jeni të përgatitur për dhunën?

Basha: Po them që jemi të përgatitur për çdo situatë, ne kemi përgjegjshmëri që demokratët të mos përdoren si mish për top dhe as ata që e kanë shoqëruar në oborrin e PD-së. Çdokush tjetër për çdo akt do të përballet me ligjin,

A folët për 8 janarin,  edhe me  përfaqësuesin e SHBA-ve në takimin e sotëm ?

Basha: Biseduam edhe më shumë se për 8 janarin. Kemi diskutuar edhe për 8 janarin, kemi folur edhe për një hap shumë të rëndësishëm që është bërë publik sot që në Shqipëri do të hapet një qendër për forcat speciale të NATO-s dhe atyre amerikane.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.