Jens Stoltenberg, kreu i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë

[embedded content][embedded content]

14:11 04/02/2022

Ai do të marrë detyrën e re pasi të kryejë mandatin si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të bëhet shefi i ri i Bankës Qendrore të Norvegjisë, pavarësisht shqetësimeve të opozitës se emërimi i ish-kryeministrit mund të dobësojë pavarësinë e këtij institucioni.

Stoltenberg, përpara se të nisë punën në drejtim e Bankës Qendrore të Norvegjisë ka thënë se do të përfundojë mandatin e tij në NATO i cili zgjat deri më 30 Shtator. Stoltenberg do të jetë përgjegjës për përcaktimin e normave të interesit dhe menaxhimin e stabilitetit financiar, si dhe mbikëqyrjen e fondit të pasurisë sovrane të Norvegjisë, më i madhi në botë me asete prej 1.4 trilionë Dollarësh.

Kam qenë i shqetësuar se kush do të ishte zgjedhja më e mirë në krye të Bankës Qendrore dhe jam i bindur se ky është Jens Stoltenberg”, tha në një deklaratë ministri i Financave.

Stoltenberg, një ekonomist me profesion  dhe ish-udhëheqës i Partisë Laburiste, ka shërbyer Kryeministër i Norvegjisë nga 2000-2001 dhe 2005-2013 përpara se të bëhej shefi i NATO-s. Ai ka qenë gjithashtu ministër i Financave dhe ministër i Energjisë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.