Jep dorëheqjen kryeministri italian Mario Draghi

10:53 21/07/2022

Vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë

Pas tensioneve të shumta politike, kryeministri italian Mario Draghi dha dorëheqjen e tij nga ky post të cilin e mbajti për 1 vit e gjysëm.

Dorëheqjen e tij, Draghi ia dorëzoi Presidentit të vendit Serxhio Matarela pas një takimi që pati me të mëngjesin e kësaj të enjteje.

Koalicioni i Draghit u shkatĂ«rrua tĂ« mĂ«rkurĂ«n kur tri nga partnerĂ«t e tij kryesorĂ« kundĂ«rshtuan njĂ« votĂ«besimi qĂ« ai kishte thirrur nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund ndarjeve dhe pĂ«r tĂ« ribashkuar aleancĂ«n e tyre tĂ« pĂ«rçarĂ«. Edhe pse Draghi nga ky mocion mori votat e mjaftueshme pĂ«r tĂ« vijuar detyrĂ«n e tij si kryeministĂ«r, ai vendosi tĂ« mos heqĂ« dorĂ« nga parimi pĂ«r tĂ« drejtuar njĂ« qeveri uniteti.

Tani më pritet që Italia të shkojë në zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen në muajin Shtator ose Tetor.

Presidenti italian i ka kërkuar Draghit që ai të qëndrojë në detyrë deri në formimin e një qeverie të re.

Kriza politike i ka dhënë fund muajve të stabilitetit në Itali, gjatë të cilëve Draghi kishte ndihmuar në formësimin e reagimit të ashpër të Europës ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe kishte rritur pozitën e vendit në tregjet financiare.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.