Jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Lezhë, ja kush do ta menaxhoj postin vakant deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri









Burime pranë Partisë Demokratike Dega Lezhë, bëjnë me dije se prej disa ditësh është dorëhequr kreu i kësaj dege, Zef Gjoka, i cili e mbante këtë post që prej vitit 2018.

zef gjoka

Ende nuk ka sqarime se cili ka qenë motivacioni që e ka shtyrë për ndërmarrjen e një akti të tillë, pak para dy kuvendeve që kjo forcë politike do mbajë me datat 11 dhe 18 dhjetor.

Në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.

Kujtojmë se ditën e djeshme edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj, dha dorëheqjen nga drejtimi i degës së demokratëve të Durrësit.

Dorëheqja e tij erdhi pas zgjedhjes si deputet, ku sipas statutit të PD-së, ata të cilët kandidojnë për një vend në parlament, nuk mund të ushtrojnë funksionin e kryetarit të degës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.