“Jepini fund rrjepjes së pamëshirshme”/ Meta shpërndan mesazhin: Ulni çmimin e karburanteve! Miliona euro shkojnë për kostot e fryra të PPP-ve


















Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje qeverisë që të ulë çmimin e karburanteve. Ish-Presidenti ka publikuar në Facebook, një mesazh nga konferenca e mëparshme për shtyp.

ilirmeta

Meta u shpreh se çdo vit, nga xhepat e qytetarëve mblidhen 200 mln euro përmes taksës së qarkullimit të vendosur për automjetet.

Sipas tij, 20 mln euro shkojnë për mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa 180 milionë euro shkojnë për kostot e fryra të PPP-ve dhe konçensioneve.

“Grumbullohen nga xhepat e shqiptarëve 200 milion euro në vit nga taksa e qarkullimit por përdoren vetëm 20 milion euro për mirëmbajtje. Ku shkojnë 180 milion euro të tjera? Sigurisht që shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve dhe konçensioneve. Ndal kësaj rrjepje të pamëshirshme” – tha Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.