
14:50 17/10/2022
Kufiri i faturave të energjisë prej 2500 Paund do të mbetet e tillë deri në Prill të vitit të ardhshëm dhe më pas do të rishikohet
Ministri britanik i financave Jeremy Hunt deklaroi zyrtarisht tërheqjen e planit të uljes së taksave, vetëm një muaj, pasi Liz Truss erdhi në krye të qeverisë me këtë premtim.
Një nga ndryshimet në planin e ri është ulja e normës bazë të tatimit mbi të ardhurat, në 20% duke filluar nga prilli i vitit të ardhshëm. Sipas ministrit britanik, kjo do të ndryshojë në varësi të rrethanave ekonomike.
“Do të ketë vendime më të vështira, kam frikë, si për taksat ashtu edhe për shpenzimet, ndërsa ne përmbushim angazhimin tonë për të ulur borxhin si pjesë e ekonomisë në një periudhë afatmesëm. Kjo është një politikë historike që mbështet miliona njerëz në një dimër të vështirë dhe sot dua të konfirmoj se mbështetja që po japim nga tani deri në prill të vitit të ardhshëm nuk do të ndryshojë. Çdo mbështetje për bizneset do t’u drejtohet atyre që janë më të prekura dhe qasja e re do të stimulojë më mirë efiçencën e energjisë”, është shprehur Jeremy Hunt.
Ndryshime të tjera tatimore të planifikuara fillimisht nga Truss, të cilat nuk do të realizohen, përfshinin krijimin e një skeme të re blerjesh pa TVSH të alkoolit plus rregulla të reja për të vetëpunësuarit.
Planet për të ndaluar rritjen e taksës së korporatës prillin e ardhshëm tashmë janë hequr. Qeveria ka bërë të ditur se subvencioni i faturës së energjisë për një familje do të jetë 2500 paund në vit dhe më pas do të rishikohet.
Ndërkaq Paundi u rrit, pas publikimit të lajmit të anulimit të minibuxhetit të Trus. Politika e ndjekur në vetëm një muaj drejtim të nga Liz Trus po i kushton asaj shtrenjtë, duke i rrezikuar edhe postin.
Klan News