Jesy Nelson: Little Mix është një “makinë” që nuk të bën të lumtur

23:59 28/09/2021

Ish-pjesëtarja e grupit të famshëm Little Mix ka qenë e ftuar në emisionin “Reign” me Josh Smith, ku ka folur për herë të parë rreth shkëputjes të saj nga grupi në Dhjetor të 2020.

Artistja e cila vendosi të vazhdojë karrierën solo e ka konsideruar grupin si një makinë që nuk ndalon kurrë së punuari.

Little Mix është një makinë që punon gjatë gjithë kohës. Telefoni ynë bie vetëm për punë. Nuk kishim kohë për asgjë. Jeta jonë ishte e planifikuar,” tha Nelson.

Grupi trio me Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards e kanë akuzuar Jesy-n në prodhimin e saj të parë muzikor si plagjiaturë të këngëve të grupit, duke konfirmuar që marrëdhëniet mes tyre janë të acaruara.

Vendimi i saj për të braktisur grupit nuk u prit mirë nga mbështetësit e tyre, por mesa duket 30-vjeçarja ka qenë në stres të vazhdueshëm dhe depresion gjatë kohës kur performonin si grup.

Disa njerëz nuk e kuptojnë, por ne kemi vetëm një jetë dhe duhet ta jetojmë në maksimum me gjërat që na bëjnë neve të lumtur,” e ka përfunduar fjalën me një mesazh për të gjithë ne./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *