Jeta e re e Mesit, zbarkoi në Paris me një orë “modeste”. Mësoni vlerën e Rolex që mbante në dorë










Lionel Mesi ka nisur një etapë të re të karrierës së tij në Paris, me një sfidë të re futbollistike, e me sa duket edhe me një model të ri jetese. Lojtari i cili zakonisht nuk është shquar se tregon jetën e luksit që ka mundësi të bëjë falë milionave që përfiton, këtë herë para tifozëve të PSG është shfaqur me një orë luksoze në dorë.

mesi

Teksa përshëndeste nga hoteli dhe nga ambientet e klubit tifozët, ai mbante në dorë një model “Yacht-Master 40” të firmës së njohur Rolex. Një orë e cila ka gurë të çmuar dhe ka pjesën e sipërme me atë që cilësohet tani “ari rozë” që përdoret nga kompania e prodhimit të orëve.

rolex

Vlera e saj, përllogaritet të jetë 26 mijë euro, e që tregon qartësisht se bëhet fjalë për një orë luksi të cilën vetëm pak persona me fitime të jashtëzakonshme si Mesi mund ta mbajnë. Në fakt, Mesi është i lidhur me firmën Rolex, pasi ai mori dhuratë nga ajo një model “Audemars Piquet Royal Oak” kur fitoi titullin e tij të parë me Barcelonën në vitin 2005. Në vitin 2010 ai ishte një nga ambasadorët e firmës dhe në vitin 2012, u prodhua një orë në sasi të limituara me emrin e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *