“Jeta është e gjatë, nuk do rroj sa shqiponja”- Rama batuta në Thumanë: Beni kujdes për bravat! Shtëpinë nuk ua marrin dot









Gjatë fjalës së mbajtur në zonën e re të rindërtuar në Thumanë, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat për bravat.

Kreu i qeverisë u kujtoi banorëve që shtëpinë e kanë falas, duke u shprehur se ata marrin çelësin pa paguar asnjë qindarkë, por u la një porosi që të bëjnë kujdes me bravat.

“Janë të gjitha falas sikurse nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Të gjitha rindërtimet pasohen me marrëveshje mes të prekurve dhe shtetit. Shteti u kërkon të paguajnë me një kredi të butë për vite të tëra. Ndërkohë të gjitha shqiptare që do kthehen në shtëpi do marrin çelësin, titullin e pronës, dhe do gëzojnë shtëpitë e tyre pa paguar asnjë qindarkë. Kuptohet duhet të bëni kujdes për bravat se nuk i dihet. Po në rastin më të keq edhe sikur gjërat të ndryshojnë vitin e ardhshëm, duhet të ndryshoni ngjyrën e bravës ndonjë gjë tjetër nuk u bëjnë dot, as tua marrin dot as t’u vënë interesa kredie. Nuk është puna se fitova unë, jeta është e gjatë unë nuk do rroj sa shqiponja!”, tha Rama.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.